Deputetja e PD: Luiza sakrifikoi për të dhënë dije në zona të thella

Deputetja e PD, Valentina Duka në qarkun e Korçës ka shprehur ngushëllimet për mësuesen Luiza Dule, e cila humbi jetën një ditë më parë në një aksident me makinë në Devoll. Duka thekson se kjo mësuese, ashtu si shumë të tjerë kanë sakrifikuar për të shpërndarë dije edhe në zonat më të thella të vendit, por nga ana tjetër janë shpërfillur nga qeveria.

Postimi i plotë

Keqardhje dhe pikellim i thelle per mesuesen Luiza Dule! Ajo humbi jeten ne nje aksident automobistik ne afersi te fshatit Sinice te zones se Devollit. Une i shpreh ngushellime te thella familjes dhe te afermeve te Luizes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderim dhe respekt te thelle per kete zonje te nderuar qe ra ne krye te detyres! Luiza ishte nje nder mesueset dhe mesuesit qe me sakrifica e privacione te panumerta shperndajne driten e diturise ne zonat me te thella te vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta jane heronjte e vertete te Shqiperise se sotme. Mundohen e sakrifikojne per nje mision te larte, por fatkeqesisht jane krejt te shperfillur nga qeveria e sotme.

Segmenti i rruges ku ndodhi aksidenti ka mbetur si ne mesjete, askush nga zyrtaret e sotem nuk do t’ia dije per kushtet skandaloze ne te cilat jetojne e punojne sot mesuesit e fshatit. Pushofsh ne parajse Luiza!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?