Deputetja e PD, Zhupa takim me operatorët turistike në Vlorë: Bashkia pengesë për sipërmarrjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, zhvilloi një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë, ku ngriti shqetësime për mënyrën se si Bashkia trajton sektorin.

Zhupa tha se problemi kryesor është mungesa e vendeve për ankorimin e anijeve, infrastruktura e pamjaftueshme, energjia dhe uji të paqëndrueshëm, si dhe taksa të padrejta dhe procedura gjyqësore që pengojnë operatorët. Ajo shtoi se mungon edhe një mjet emergjence për detin.

Deputetja njoftoi se do t’i drejtohet Bashkisë me kërkesa zyrtare për transparencë dhe përgjegjësi, duke kërkuar mbështetje për zhvillimin e turizmit në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?