Deputetja e PL përplaset me kryetarin e Bashkisë: Jam ngopur me juve! Xhixho: Kur do të bëhet shkolla?

Partia e Lirisë ka dorëzuar një peticion në Bashkinë e Kamzës për sa i përket shkollës Ibrahim Basha e cila sipas kësaj partie rezulton e mbyllur ditën e parë të hapjes së vitit të ri shkollor.

Deputetja Erisa Xhixho dorëzoi peticionin e firmosur nga banorët e zonës. Në bashki, Xhixho është përplasur me kryebashkiakun Rakip Suli, duke e pyetur këtë të fundit për hapjen e shkollës ”Ibrahim Basha”, ndërsa e ka ftuar atë të përballet me qytetarët në një dëgjesë publike.

“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

SHKARKO APP