Deputetja e PL-së thirrje qytetarëve, Xhixho: Merrni pjesë në votime
Partitë politike viojnë me thirrjet që qytetarët të dalin dhe të votojnë. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime. Xhixho u shpreh se kjo është një ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë nga të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit pë rtë votuar.
”Të nderuar qytetarë, në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë thirrja është: Votoni, votoni votoni! Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci! Pjesëmarrja dhe vetëm pjesëmarrja do të realizojë ndryshimin e shumëpritur, i cili është sot më afër se kurrë.
Përshëndesim më shumë mirënjohje qytetarët që kanë ushtruar deri tani të drejtën e votës. Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje pa fund për qytetarët e shumtë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit edhe nga shtete shumë të largëta dhe kanë ushtruar te drejtën e votës. Shembulli i tyre është një nxitje akoma më e madhe për të votuar masivisht.
Kjo është ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë ndaj të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit për të votuar. Të nderuar qytetarë, votoni masivisht sepse vetëm pak ore na ndajnë për të vulosur Ndryshimin dhe fitoren e qytetarisë dhe të dinjitetit.’– tha Xhixho.