Deputetja e PL-së vizitë në Kongresin e SHBA, Xhixho: Mirënjohje SHBA për mbështetjen

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, pjesë e delegacionit të Parlamentit shqiptar që ka vizituar Kongresin amerikan në Washington DC, ka zhvilluar një takim me kolegë nga Kosova.

Xhixho u shpreh se është kënaqësi e veçantë të takonte në Kongresin e SHBA kolegët dhe vëllezërit nga Kosova.

“Kënaqësi e veçantë të takoja në Kongresin e SHBA kolegët dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Mirënjohje SHBA për mbështetjen e palëkundur ndaj kombit shqiptar”,shkruan Xhixho në Facebook.

SHKARKO APP