Deputetja e PS merr postin e rëndësishëm nga Asambleja Parlamentare e OSBE

Elona Gjerbrea, deputete e Partisë Socialiste, zgjidhet Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Është vetë Gjebrea e cila bën me dije lajmin nga Berlini ndërsa shpjegon se byroja përbëhet nga 21 anëtarë qe zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.

Gjithashtu vlen të theksohet se, Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar miq e mikesha!

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë.

Sot, ne Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.

Byroja përbëhet nga 21 anetarë që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.

Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.

Falenderoj të gjithe mbështetësit që nga delegacioni ynë në këtë Asamble, Kuvendin, Byronë e Asamblesë, Misionin e OSBE-së në Shqipëri dhe padyshim familjen e madhe parlamentare socialiste nga të gjitha vendet që janë të përfaqësuar në OSBE.

Tani pune dhe pergjegjësi e madhe në vijim!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?