Deputetja e PS-së e qartë për mandatin e tretë: Tirana nuk është shfrytëzuar shumë për ndërtim
Në një intervistë për Ora News, ish-ministrja e Kulturës, dhe deputete e Partise Socialiste Mirela Kumbaro u shpreh se Tirana nuk është qyteti tipik sa i përket tradicionales sa i përket republikës tonë sikurse janë qytete si Gjirokastra apo Berati.
Kumbaro tha se Tirana është një qytet sa i takon koeficientit të ndërtimit nuk është kaq shumë i shfrytëzuar nëse krahasohet me parametrat botëror.
Kumbaro: Si ministre Kulture më ka bërë detyra që të punoj më arkitektë dhe urbanistë. Tirana nuk është qyteti tipik sa i përket tradicionales sa i përket republikës tonë sikurse janë qytete si Gjirokastra apo Berati. Është një qytet sa i takon koeficientit të ndërtimit nuk është kaq shumë i shfrytëzuar nëse krahasohet me parametrat botëror. Parisi që është sot nuk është ai që ka qenë dikur. Ka pasur një vendimmarrja politike që e ka bërë Parisin sot. Ka pasur një moment për të bërë Kullën Eifel. Jo larg Harkut të Triumfit, kemi një lagje që është e tërë e ndërtuar me gradaçela. Pra, qyteti jeton bashkë me njerëzit.
Ne kemi ndërtime të arkitekturës së viteve ’70 si monumente dhe me shumë gjasa ndërtimet e viteve 2020, pas 50 vitesh do të marrin këtë status. Parisi nuk është i ngrirë pasi ka pësuar ndryshime të mëdha në shekujt e fundit. Të gjithë ata që vijnë në Tiranë, konstatojnë vetëm përmirësime. Tirana e vitit 2021 është më e mirë se sa ajo e vitit 2015.
Për Kumbaron, Durrësi është dëmtuar shumë në aspektin arkeologjik dhe shtoi se këto dëmtime nuk janë dokumentuar.
Kumbaro: Për Durrësit më vjen shumë keq sepse është dëmtuar shumë. Unë kur kam qenë ministre nuk kam gjetur shifra të sakta sepse shumë ndërtime janë bërë pa u dokumentuar. Arkeologjia është dëmtuar në shumë lagje. Këto dëmtime nuk janë dokumentuar. Arkeologjia ka disa rregulla. Një pjesë e madhe e kësaj gjëje nuk ka ndodhur. E them me përgjegjësi që nga viti që unë kam ardhur ministre, nuk ka asnjë centimetër që nuk është dokumentuar. Por ajo që ka ikur në 25 vite nuk mund të rikthehet më.