Deputetja e PS-së i kërkon të pushojë, Çupi: S’jemi në riedukim. Ca është kjo mi?

Në Komisionin e Ligjeve nuk kanë munguar debatet teksa po diskutohet për hartën e re gjyqësore, pasi kryetarja e Komisonit, deputetja e PS-së Klotilda Bushka i kërkoi deputetit demokrat Gazment Bardhit të mos ndërhyjë në fjalën e të tjerëve.

Pjesë nga debati

Dhurata Çupi: Nuk jemi në riedukim.

Klotilda Bushka: Silluni sikur nuk jeni në kafe, në një vend ku flasin me radhë.

Gazment Bardhi: Ty ta mori ministri fjalën dhe nuk ndërhyre.

Klotilda Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor, unë e mbyll dëgjesën se nuk keni interes, doni të bëni zhurmë! Bardhi do pushoni, apo ta ndërpres mbledhjen.

Dhurata Çupi: Ca është kjo mi, ca po bën këtu ti.

SHKARKO APP