Deputetja e PS-së ”merr në mbrojtje” Rigertën: Budallallëku nuk ka brirë
Fjalimi i blegtores nga Mirdita, RIgerta Loku, tronditi sallën e vogël të kuvendit por thirrja e saj u dëgjua në të gjithë Shqipëria. Pas atij fjalimi të fortë mbi mungesën e investimeve në fshat, në mediat online nuk munguan as ”kritikat” se zonja në fjalë është ”kapur” nga Rilindja.
Mbi këtë situatë, deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka marrë ”në mbrojtje” znj.Loku. Deputetja e PS-së, në një postim në facebook, e cilëson si budallallëk që nuk ka brirë, dhe se opozita është në sulm për ti bërë biografinë Rigertës.
”Opozita në sulm për t’i bërë biografinë Rigertës. Njëri thotë është e infiltruar nga Rilindja, tjetri shpërndan fletë-rrufe për demaskimin e origjinës komuniste etj. etj. Një thënie e urtë popullore thotë se budallallëku brirë nuk ka. Të presim a do rezultojnë me brirë dhitë e Rigertës pas ekspertizës së analistëve të pavarur pranë SHQUP”,-shkruan deputetja e PS-së.

