Deputetja e PS-së paralajmëron opozitën: Për reformat e rëndësishme nuk ju presim pafundësisht

Deputetja e PS-së, Marjana Koçeku ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën lidhur me procesin e reformave të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për të puna përpara është intensive dhe nuk mund të mbetet peng i mospranisë së opozitës në komisionet parlamentare.

“Ne e kemi shumë të rëndësishme që të vazhdojmë me punë intensive që na pret përpara sa i përket reformave që ne duhet të bëjmë për integrimin në BE. Për këtë janë ngritur edhe shumë komisione të tjera shtesë me qëllim përshpejtimin e këtij procesi. Ka patur edhe përplasje me opozitën, por besoj se nuk do ta lejojmë që të bëhet pengesë për punën tonë, pasi progresi drejt BE është shumë më i rëndësishëm se gjërat e tjera”, u shpreh ajo.

Deputetja e PS e cilësoi të padrejtë mungesën e opozitës në komisionet e posaçme, duke theksuar se kjo sjell penalizim të procesit. “Është një paralajmërimi i fundit që i është bërë edhe nga kryetari i grupit. Do t’i presim edhe këtë muaj dhe nëse ata do vazhdojnë të mos marrin pjesë, atëherë ne do të vazhdojmë me punët që na presin”, tha Koçeku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?