Deputetja e PS: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës ‘Punët e Shqipërisë’ deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, është ndalur tek procesi i integrimit europian dhe diskutimet e ditëve të fundit në opinionin publik mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas saj, pretendimet për bllokim apo kundërshtime nga disa shtete nuk qëndrojnë.
Për integrimin europian, besoj se e keni dëgjuar ditët e fundit që thuhet se janë ndërprerë, se Gjermania ka dalë kundër, apo se një sërë shtetesh janë kundër. Asgjë nuk ka ndodhur nga këto. Parlamenti i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare vazhdojnë çdo ditë të kryejnë të gjitha proceset e punës që lidhen me integrimin në BE. Parlamenti po bën përafrimin e legjislacionit dhe ne kemi të njëjtën qasje me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët vlerësojnë ecurinë e Shqipërisë si asnjë vend tjetër në këtë proces. Çdo gjë tjetër që thuhet është një gënjeshtër e madhe dhe dezinformim”, është shprehur Bylykbashi.
Bylykbashi ka vënë në dukje vijimin e punës institucionale për integrimin europian dhe përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 4731 (67.9%)
Erion Braçe 2235 (32.1%)

Vota totale: 6966