Deputetja Ekonomi: Papunësia në Shqipëri më e ulëta e këtyre 20 viteve të fundit

Deputetja e Partisë Socialiste flet mbi impaktin e modelit të ri ekonomik në punësim

Rritja e forcave të punës e publikuar këtë javë nga INSTAT, konfirmon se punësimi ka vijuar trendin e tij rritës edhe në tremujorin e parë të 2018-ës në të gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv prej gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit, sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 7.1% në sektorin e industrisë, 6.7% në sektorin e shërbimeve dhe 1.2% në sektorin e bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për ATSH-në, deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi bëri të ditur se në këto statistika është shumë e qartë që norma e papunësisë është më e ulëta e këtyre 20 viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është pikërisht beteja kundër informalitetit, riaktivizimi më energjik i zyrave të punës dhe lidhja e tyre më sistematike me bizneset lokale, si dhe zgjerimi i implementimit të modelit të ri ekonomik që sollën këto rezultate”, deklaroi Ekonomi.

Modeli i ri ekonomik i zgjedhur nga qeveria socialiste, edhe siç është bërë e ditur në raportin periodik të Bankës Botërore, në pranverën e 2018, sipas Ekonomit, tregon se ka dhënë rezultatet e veta edhe në treguesit e punësimit.

Në kapitullin e punësimit, shprehet Ekonomi, shpjegohet qartë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku punësimi është mbi 50%. Gjithashtu, sipas saj, Shqipëria ka nivelin më të ulët mes vendeve të Ballkanit të  papunësisë te të rinjtë, e theksuar kjo edhe në raportin e Bankës Botërore.

“Në të gjitha vendet e rajonit ka filluar tanimë një diskutim për pagën minimale dhe pagën reale. Në Shqipëri paga reale shfaqi rritje në sektorin e ndërtimit, energjisë dhe turizëm sepse edhe kërkesa për punë në këtë sektor është rritur. Në harkun kohor të viteve 2010-2016 pagat në Shqipëri u rritën me 28,6%. Të gjitha këto karakteristika të tregut të punës të ndërthurura edhe me taksën progresive mbi të ardhurat personale, lejuan që në vitin 2017 niveli i varfërisë të binte duke nxjerrë individë të shumtë nga varfëria”, shpjegoi deputetja socialiste.

Arsimi profesional, theksoi ajo, pa dyshim që ka qenë një shtysë e mirë për të rritur punësimin dhe gjeneruar motivim tek të rinjtë që të jenë aktiv në tregun e punës. Pjesëmarrja në arsimin profesional bën të ditur Ekonomi, sot zë 20% të numrit të nxënësve në arsimin e mesëm nga 14% që zinte ky numër përpara 4 vitesh. Sipas saj, shkollat e arsimit profesional janë të pajisura sot më mirë me laboratorë dhe janë rikonstruktuar duke bërë të mundur që sot në 35 shkolla dhe qendra të formimit profesional të kemi 19 mije nxënës.

“Gjatë muajve janar-maj 2018 janë punësuar 11.088 profesionistë që kanë dalë nga këto shkolla”, tha Ekonomi.

Ndërkohë, duke komentuar sektorët me potencialin më të lartë për punësim, Ekonomi renditi turizmin dhe agro turizmin.

“Sektori i turizmit dhe agro turizmit janë sektorë që po kërkojnë urgjentisht kapacitete profesionale vendase”, u shpreh Ekonomi.

Më tej Ekonomi, u bëri thirrje të rinjve që të zgjedhin ato lloj edukimi që i çon në një treg emergjent pune.

“Sektorët ky ka më shumë shanse të punësohen të rinjtë, padyshim që lidhen me prioritet e vendit. Për të rinjtë profesione që lidhen me smart cities, apo gazifikimin e vendit, apo agro turizmin janë padyshim sektorë ky ata mund të punojnë se kanë talent apo se marrin edukim profesional”, theksoi deputetja Milva Ekonomi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?