Deputetja Elda Hoti: Klodiani mund të ishte vëllai i secilit nga ju
Deputetja e pavarur Elda Hoti bën përgjegjës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në një postim në Facebook, ajo shprehet se Klodiani mund të ishte vëllai i kujtdo shqiptari dhe vdekje e tij nuk mund të falet.
“Klodiani mund të ishte vëllai im, mund të ishte vëllai i secilit nga ju. Drejtësi për Klodianin, për çdo të ri që përveç së po na largoni me dhunë nga vendi jonë, tani po na vrisni. Shqiptari nuk e ka zakon me e fal vëllain as për mbretin. Unë nuk ta fal vëllain Sander Lleshi, Edi Rama, ju policë që jeni kthyer në vrasës, në vend që të na mbroni. Turp, turp, turp kriminela.
Farë e keqe komunistash… #drejtesiperklodianin Hoti Elda Hoti Markelian”,- shkruan Elda Hoti në një postim në Facebook.