Deputetja Elda Hoti, Ramës: Shqiptarët do ta japin përgjigjen për atë që i ke bërë këtij vendi (VIDEO)

Deputetja e pavarur Elda Hoti akuzoi kryeministrin Edi Rama për falimentimin e biznesit dhe shkatërrim të ekonomisë me masat jo logjike që mori gjatë pandemisë. Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, Hoti u shpreh se aktet e kryeministrit Edi Rama do të mbahen mend si qëndrime të një politikani që shkatërroi historinë dhe kulturën e vendit.

Hoti tha se për të gjitha qëndrimet antiligjore, Edi Rama do të përgjigjet me votë para shqiptarëve.

“Keni nxjerre dhe marrëzinë e radhës të na ndalosh makinat të dielave gjë që, dëmton bizneset në periferi, cenon të drejtën e lirisë për të patur një ditë pushim dedikuar familjes. Ju këtij populli i morët gjithçka zoti Kryeministër. Tani ata nuk kanë asgjë, të paktën kini guxim dhe ndryshoni sistemin zgjedhor, hapni listat Shqiptaret të votojnë të lirë. Shqiptarët do t’ua japin përgjigjet me votë për çfarë ju i keni bërë këtij vendi”,- tha Elda Hoti.

Fjala e deputetes Elda Hoti në Kuvend:

“Dy aktet normative që janë sot në axhendën parlamentare mund të jenë një përpjekje e Qeverise për të lehtësuar peshën e rëndë që sot po përballen familjet dhe bizneset shqiptare. Shtyrja për vitin e ardhshëm e pagesës së tatimi fitimit për bizneset, mbase u jep sot pak fryme në mes të malit të detyrimeve që kanë mbi supe.

Sot kemi biznese te falimentuara, qytetarë që i kanë pushuar nga puna, për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar vendin tonë. Familje që nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike. Kemi studentë që po përballen me vështirësi të mëdha pagesash.

Kemi të rinj që mezi presin hapjen e kufijve dhe të largohen se këtu nuk kanë asnjë të ardhme. Kemi një Shqipëri që e kanë katandisur si mos më keq. Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në një vend demokratik? -është të humbasin shpresën tek e ardhmja.

Sepse në kemi një kryeministër që i dhunon të rinjtë, kemi një kryeministër që i bullizon gratë, që censuron median. Kemi një kryeministër që nuk do historinë e Shqipërisë dhe shkatërron monumentet e kulturës. Shkatërroi Teatrin. Tani oligarkët e tij po kujdesen të shkatërrojnë Urën e Zogut, vepër që është ndër më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore.

Keni nxjerre dhe marrëzinë e radhës të na ndalosh makinat të dielave gjë që, dëmton bizneset në periferi, cenon të drejtën e lirisë për të patur një ditë pushim dedikuar familjes. Ju këtij populli i morët gjithçka zoti Kryeministër. Tani ata nuk kanë asgjë, të paktën kini guxim dhe ndryshoni sistemin zgjedhor, hapni listat Shqiptaret të votojnë të lirë. Shqiptarët do t’ua japin përgjigjet me votë për çfarë ju i keni bërë këtij vendi”.

SHKARKO APP