Deputetja Hoti: Rinia po ikën, qeveria të reagojë. Shqipëria të mos bëhet vend i huaj për ne

Deputetja Elda Hoti, në fjalën e saj në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, foli në emrin e nënave shqiptare dhe problemeve që kanë familjet, sidomos në zonën e saj elektorale, në Lezhë. Ajo pyeti sesi ndihen zemrat e nënave kur shikojnë fëmijët e tyre që ikin nga vendi, pasi këtu tha ajo, ndihen të pasigurtë për të ndërtuar të ardhmen. ”Kë djeg malli më shumë se nënën për të përqafuar, të puthë e të përkëdhelë fëmijën e sajë?”. Ndër të tjera ajo tha se rinia shqiptare po përjeton eksodin si të para 30 viteve, duke ikur në masë. Teksa shtroi pyetjen se rinia po braktis vendin, ajo tha se: ”Papunësia është një nga problemet kryesore, ku rinia sheh sesi familjes i shtrëngohet jetesa. Nëse nuk ke referenca politike, arsimi dhe mbështetja familje venitet”.

SHKARKO APP