Deputetja kanadeze uron shqip për Ditën e Pavarësisë (VIDEO)

Deputetja Julie Dabrusin ka mbajtur ditën e mërkurë për herë të parë një fjalim, gjatë seancës plenare në parlamentin kanadez, për nder të 28 nëntorit.

Fillimisht, Dabrusin është ndalur shkurt në historinë e kësaj dite për shqiptarët. “Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912”, u shpreh ajo, duke shtuar se në 28 nëntor “shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit’ ”.

Në përfundim të fjalës së saj, Dabrusin ka uruar shqiptarët në gjuhën shqipe për 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë janë vendosur më 10 shtator të vitit 1987. Shqipëria mbulohej deri në vitin 1992 nga Ambasada e Kanadasë në Beograd, Jugosllavi. Kjo zgjati deri në vitin 1999, kur ky juridiksion i kaloi Ambasadës së Kanadasë në Budapest, Hungari dhe që prej vitit 1999 e në vazhdim Kanadaja përfaqësohet në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit të saj në Romë, Itali.

Këto marrëdhënie kanë marrë zhvillim më të madh pas vendosjes së demokracisë pluraliste në Shqipëri. Ato tashmë bazohen në dialogun politik dhe në partneritetin e ngushtë si aleatë në NATO.

https://www.facebook.com/JulieDabrusinTorontoDanforth/videos/195652721340086/

SHKARKO APP