Deputetja më e vjetër tek PS, më e reja tek PD. Mësoni profesionet e ligjëvënësve

Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS-ja doli forcë fituese për të vijuar qeverisjen në mandatin e tretë të Edi Ramës si kryeministër. Deputetja me moshën më të madhe është Luljeta Bozo nga PS-ja, dhe me moshën më të re është 22-vjeçarja Andia Ulliri nga PD-ja.

Në grupin parlamentar socialist ka 23 deputetë që kanë studiuar për ekonomi ndërsa ekonomistët deputetë demokratë janë 12. PS e ruan traditën duke sjellë në parlament edhe 5 deputetë mjekë ndërsa në grupin e PD ata që kanë lënë bluzat e bardha për të ushtruar detyrën e deputetit janë 6. Nuk do ti mungojnë parlamentit edhe deputetët me profesione të mëparshme në inxhinieri, veterineri, ish ushtarakë. Nga media ulen në parlament si deputetë dy gazetarë.

Afrim Krasniqi thotë se presioni ndërkombëtarëve detyroi të lërë jashtë parlamentit persona me të shkuar kriminale por ky mision nuk është përmbushur plotësisht.

“Në përbërjen e parlamentit të ri përsëri ka individë me rekorde kriminale sidomos rekorde korruptive. Nëse marrim jo vetëm parimin e dekriminalizimit por edhe të integritetit politik një pjesë e parlamentit nuk i plotëson standardet e integritetit”.

SHKARKO APP