Deputetja socialiste e quan Berishën “hajvan”

Në seancën e djeshme plenare, Sali Berisha, që ka vendosur një rekord për herët dhe kohën e folur, nuk ka lënë njeri pa sharrë dhe debatuar.

Në një moment ai i është drejtuar edhe deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, duke kërkuar që ajo të mos qeshte.

Kjo i fundit, pasi Berisha e ka fyer, e ka quajtur hajvan.

Sali Berisha:

A e dini ju se për arrestimin e Fullanit, zoti ministër i Drejtësisë, prokurori i shtetit merr në telefon gjykatësin e shtetit dhe i thotë: “Po s’e mbajte në burg, do lësh kokën, kjo është porosia”. A e dini ju se gjykatëses Dedaliu në Kukës, një fis i majtë që në lindje, i thotë kreu i Ekzekutivit: “T’i pres këmbët!”.

Sali Berisha-Blerina Gjylametit:

Nuk duhet të qeshesh zonjë, se është dhe ajo zonjë dhe njëmijë herë më e ndershme se ty.

Blerina Gjylameti: Ik ore, hajvan.

Sali Berisha: Do të vij më poshtë unë, do qeshesh akoma më shumë. Nuk duhet të qeshësh, është nënë me fëmijë ajo, është zyrtare shtetit. Kush ia çoi vrasësin Artur Çanit, ky këtu i çoi ushtarin e Shullazit. E di çfarë thotë Brukseli për Liza Tabakun, në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëror. Përdoret pushteti për të organizuar rrjete prostitucioni.

Tema

SHKARKO APP