Deputetja socialiste: Integrimi, mbi interesat politike

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputetja socialiste Evis Kushi ftoi opozitën që të mos vendos axhendën politike mbi atë të integrimit në Bashkimin Europian. Kushi tha se PD dhe LSI duhet të lobojnë pozitivisht për çeljen e negociatave pas marrjes së rekomandimit.

Deputetja Kushi u ndal edhe te deklarata e Ministrit Fatmir Xhafaj për bandat kriminale ku theksoi se pas identifikimit të tyre po punohet për mbledhjen e fakteve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Edhe pse është rritur besimi te Policia e Shtetit, Kushi tha se në rrëdhët e këtij institucioni ka ende punonjës të lidhur me krimin dhe që vettingu do të bëjë pastrimin e tyre nga sistemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?