Deputetja socialiste: Protesta e përhapur ka kaluar nga duart e studentëve
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi e ftuar në studion e “Ora News” tha se protesta e studentëve ka kaluar përtej tyre, duke u zgjeruar, ndërsa thekson se paketa e ofruar nga qeveria i tejkalon kërkesat e tyre.
Ekonomi: Mua nuk më duket se nuk është normale të ketë skepticizëm për dialog. Duke e përhapur protestën, në fakt tregohet se i ka kaluar nga duart studentëve sepse nuk bëhet fjalë më vetëm për të zgjidhur këto kushte. Patëm shembullin e mirë të zgjidhjes së problemeve kur e nisën protestën. Fillimisht qeveria reagoi menjëherë duhet hequr tarifat për provimet e prapambetura. Studentët nuk po dëgjojnë në këtë moment. Atyre po ju vjen një paketë nga Kryeministria që është më shumë se kërkesat e tyre. Shikoj që nuk ka një reagim për të kuptuar çastin me të cilën duhet të menaxhojnë çastin. Në protestë nuk janë vetëm studentët. Ka edhe figura politike. Protesta nuk është më protestë vetëm e studentëve.
KOHA JONË SONDAZH

