“Der Spiegel”: Frikë se a kthehen dot më, shqiptarët po ikin vetë nga Gjermania

Revista gjermane «Der Spiegel» në numrin e saj më të ri, ka pohuar se ballkanasit dhe mes tyre, në vend të parë shqiptarët, po e braktisin çdo ditë e më shumë Gjermaninë, përmes aeroportit të Frankfurtit.

Duke dhënë edhe një shifër konkrete prej rreth 100 personash që e bëjnë këtë çdo ditë, revista e njohur konstaton se shkak për këtë ikje është pikërisht frika nga ndalesa për të ardhur sërish në Gjermani, e cila u shqiptohet të gjihë atyre që ky shtet i dëbon (riatdheson) dhunshëm.

Ka disa muaj në fakt që qeveria federale gjermane ka intensifikuar aksionet e riatdhesimit të refugjatëve drejt Shqipërisë. Ndërkohë po punohet edhe në ashpërsimin e mëtejshëm të ligjit mbi azilin.

SHKARKO APP