Dera e BE e mbyllur edhe 1 vit, ministri i Holandës: Do shohim me kujdes rezultatet

Ministrat e BE-së shtyne vendimin per negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Dy vendet e Ballkanit duhet të bëjnë përparim në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

Dera e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë mbetet e mbyllur të paktën deri në qershor 2019, por pranimi është në ofertë nëse vendet përparojnë mbi reformat,  vendosën ministrat e BE të martën, raporton Politico.eu.

Gjatë një sesioni maratonë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, shumica e vendeve anëtare argumentuan në favor të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit tani, por Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, ishin kundërshtarët kryesorë, thanë diplomatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i diskutimeve gjithë-ditore ishte një tekst kompromisi ku Këshilli tha se ishte dakord të vendoste “rrugën për hapjen e negociatave për pranimin në qershor të vitit 2019”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, të dy vendet do të duhet të tregojnë përparim në permbushjen e reformave në fusha të tilla si luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor. Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe “në varësi të progresit të arritur” do të ketë një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë “deri në fund të vitit 2019.”

Komisioni në prill dha mbështetjen e tij për fillimin e bisedimeve të pranimit dhe rekomandoi që Këshilli të ndjekë shembullin, edhe pse ai gjithashtu vuri në dukje disa mangësi në përgatitjet e të dy vendeve.

Perspektiva e anëtarësimit në radhën e anëtarësimit në BE u hap për Maqedoninë pasi zgjidhi një mosmarrëveshje të vjetër mbi emrin e saj me Greqinë, e cila kishte bllokuar procesin e pranimit.

Hapja e bisedimeve do të paraqiste një tregues të qartë se blloku është gati të ripërtërijë zgjerimin e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjuha në deklaratën e së martës u lejon qeverive pro-BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë t’u tregojnë qytetarëve të tyre se dera e anëtarësimit eventual në BE është e hapur. Por për Francën dhe Hollandën, të kujdesshëm për zgjerimin e BE-së në vende të reja, u lejon atyre të thonë se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Të dy vendet duhet të tregojnë “një rekord si në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Do të shqyrtojmë me kujdes raportin e Komisionit të vitit të ardhshëm për të gjykuar nëse e shohim këtë përparim “, tha ministri i jashtëm hollandez Stef Blok para gazetarëve në fund të takimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?