Dërgohet për gjykim Tire Alldervishi
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Për gjykim janë dërguar edhe infermierët e të tjera të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit të detyres dhe mashtrimit.
Alldervishi u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me Covid-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.
Pacientja ndërroi jetë nga Covid-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.