Derhemi flet për vijat e kuqe: Ka dru në Teatër

Aktori Arben Derhemi, diskutimin për çështjen e Tetarit Kombëtar e nisi me ironi duke thumbuar kryebashkiakun Veliaj, por dhe Ministren e Kulturës.

”Ju falenderoj shumë të gjithë artistëve të Operas dhe Baletit që jeni këtu sot, gjithë Ministrisë së Kulturës. Sa mirë sikur të ishit me ne në krah kur luftonim për Teatrin Kombëtar. Keni ardhur sot, nuk e di pse, por shpresoj të vini kështu përherë në Teatrin Kombëtar dhe të jeni krah nesh për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar ashtu siç duhet të jemi dhe ne për të mbrojtur godinën tuaj. Ju falenderoj. Dhe ju të Ministrisë na e keni lënë Ministrinë pa punë dhe na vjen shumë keq”,-tha Derhemi.

Aktori nuk ra dakord me konstatimet e Veliaj mbi gjendjen e Teatrit Kombëtar, duke i konsideruar gënjeshtarë hartuesit e ekspertizave. Derhemi shkoi më tej kur tha se qëllimisht godina nuk po mirëmbahet.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne do marrim dhe një vendim pas dy ditësh, do presim një dru që është futur në Teatrin Kombëtar dhe Drejtori i Teatrit Kombëtar nuk e shikon atë drurin, i zë sytë ditë për ditë dhe ai nuk e shikon. Ai po tmerron ullukun, gjithë shiu që bie futet brenda se nuk kishte kohë të gjente një motosegë që ta sharronte drurin. Të gjitha këto kanë qëllimin e vetëm që ky Teatër të shembet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?