“Deri në 16.00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro, ose…”

Të zësh të dashur kur je i martuar tashmë mund të të kushtojë shtrenjtë, edhe nanciarisht. Në Gjykatën e Tiranës po gjykohen 10 raste të vajzave gjobvënëse, të akuzuara se kërcënojnë burrat e martuar se do t’u dërgojnë bashkëshorteve të tyre fotot apo mesazhet e nxehta të aferave jashtë martesore.

Xhensila Bylyku, 28 vjeçe është një e dënuar në mungesë e shpallur në kërkim për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam regjistruar bisedat e do t’ia nis bashkëshortes. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në Facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha ; që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,- shprehet kallzuesi në materialet hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në tëcilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’u vënë gjoba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

“Ke kohë deri në orën 16:00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro përpara se gruaja jote ta marrë vesh historinë tënde. Hidhi në llogarinë me emrin Desilvja. Mos harro.. kam foto, di shkollën e vajzave të tua, shtëpinë tënde, kam aq arsye sa të vij që sot. Dhe mos guxo të bësh lojëra, mos e qaj me njëri hallin, e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë”.

Aktualisht nën gjykim për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, është edhe 28-vjeçari Bafti Nerguti, për të cilin prokuroria thotë se ka gjobitur ish-të dashurën.

Ndërkohë që në Shkodër dy 25-vjeçare u arrestuan pasi i kërkonin një vajze 1 mijë euro, në të kundërtën e kërcënonin se do t’ia publikonin fotot në Facebook. Krimet e Rënda kanë gjykuar për 2015, 40 raste gjobëvëniesh, më tipiket ato mes partnerësh dhe mes adoleshentësh që kërcënojnë njëri-tjetrin. Fare pak janë gjobëvëniet ndaj biznesmenëve për të cilat të jenë dënuar grupe kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?