Dervishi: Asnjë nga bashkitë e vendit nuk gjeneron të ardhura për të mbajtur veten
Gazetari Lutfi Dervishi thotë se sot në Shqipëri asnjë nga bashkitë nuk e mban dot veten. ”Nëse do të bëjmë një reformë, pyetja e parë është kjo: sa bashki kemi ne nga 61 bashkitë, që e mbajnë veten, gjenerojnë të ardhura dhe e mbajnë veten? Asnjë. E dyta, a mendojmë ne që do të jetë një pushtet autonom? Në Shqipëri votojmë vetëm për kryetarët e bashkive. Kryetari i bashkisë është i vetmi institucion që zgjidhet drejtpërdrejtë nga njerëzit. Meqë ndërthuren të dyja, anëtarët e Këshillit Bashkiak do duhet të votohen nga njerëzit apo do të jetë thjesht lista e partive?
Volumi i ligjeve që do duhet të kalojnë në këto dy vite është tmerrësisht i madh edhe kjo historia e ngarkesës është e mirëqenë, por është edhe e mjaftueshme nëse bien dakord për principet. Së pari, është inventari i saktë. E dyta, karakteristikat historike që duhen ruajtur dhe e treta duhet t’i bësh funksionale. Ndoshta ke ndonjë detyrim për shkak të minoriteteve me një apo dy komuna apo bashki, por pjesa tjetër ka të bëjë me një vullnet politik që hajde ku do jetë kompromisi se çështja për ekspertët është krejt e qartë”.
Mazhoranca i ka votat. Jemi në një kohë që mazhoranca është arrogante, nuk pyet për Kushtetutën, nuk pyet për ligjin, nuk pyet për rregulloren, nuk pyet për procedurën, nuk pyet për kodet. E ka treguar në të gjitha nivelet që nuk e bën. Çështja është ti çfarë arrin të komunikosh, si do arrish t’i bindësh njerëzit që po varianti që unë po kërkoj është varianti më i mirë. Ke një avantazh të madh, sepse kjo reformë tashmë është në pikëpyetje, domethënë është e dështuar në sensin që brenda 10 vitesh nuk arrin të bëhet dot”, shtoi Dervishi.
KOHA JONË SONDAZH

