Desada Metaj: Rilindja ka prodhuar më shumë lajme për foton e Bashës me vajzën, se për përgjimet e antimafias

Një foto familjare e Lulzim Bashës ka shërbyer që përfaqësues të qeverisë të nisin sulmet ndaj kreut të PD duke mos kursyer as vajzën e tij. Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe përfaqësues të tjerë të PS, janë marrë gjatë sot me një foto që fare mirë mund të mos ishte objekt akuzash dhe sulmesh politike.

Gazetarja Desada Metaj ka reaguar për qëndrimet e PS duke u kujtuar se kohë më parë ishin ata që bërtisnin në media për sulmet në rrethin e të afërmeve që u bënte dikur Sali Berisha.

“Rilindja ka prodhuar më shumë lajme për foton e Bashës me të bijën se për përgjimet e antimafias italiane. Diçka po shkon për dreq për ata që ankoheshin se i “futej Saliu” në krevat e që sot kanë marrë lupën për të gjetur detajet e një fotoje. P.S: Fëmijët nuk vihen në gjumë me ipad”,- shkruan Desada Metaj në një postim në Facebook.

SHKARKO APP