Dëshira e Ramës: Do kisha dashur të kthehesha në shtëpi, djalin e vogël e le në gjumë dhe e gjej në gjumë

25 prilli po afron dhe për herë të dytë kryeministri Edi Rama ka shprehur dëshirën për të qëndruar në shtëpi. ”Unë e para një herë po të më pyesje për dëshirën, vetëm për dëshirën nëse do zhvishesha nga çdo gjë tjetër, e do ecja nga dëshira, të them të drejtën do kisha dashur të kthehesha në shtëpi pas kaq e kaq vitesh, në kuptimin më të mirë të fjalës. Po rritet djali i vogël, e le në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Kjo është pjesa e izoluar nga gjëja tjetër”,-tha Rama nga Vlora.

SHKARKO APP