Dëshmia e babait të 10-vjeçares që e përplasi makina për vdekje: Shoferi bëri gabim
Babai i vajzës 10-vjeçare që u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në rrugën “Njazi Meka” ka dëshmuar se e mitura ishte në rrugicën e lagjes së bashku me gjyshen e saj.
Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në fund Petali kërkon drejtësi nga ana e shtetit për ngjarjen e rëndë.
”Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën. Ajo ishte me të gjyshen për dore. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund ti ndodhe çdokujt por shoferi bëri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia lë shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu ska as rrugë, as trotuar asnjë kusht”,- tha ai.