Dëshmia e të arrestuarit: Elvis Hysën e vramë para se të na …

Një ditë pas arrestimit të dy personave të cilët janë akuzuar si vrasësit e Elvis Hysës, në polici ata kanë dhënë dhe dëshminë e tyre. Një prej të arrestuarve për vrasjen e laçianit ka bashkëpunuar me policinë dhe ka treguar se  si ka ndodhur kjo ngjarje. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka thënë se e ka bërë në bashkëpunim  me shtetasin A.T tashmë në kërkim.

“Hysa erdhi të na takonte dhe në kërkoi me ngulm borxhin. I thamë nuk kemi për momentin do t’i bëjmë dhe do t’i japim. Nuk ti mbajmë parat ty. Ai erdhi dhe na bëri presion. Na tha se do t’u vras po s’më dhatë paratë. Të gjendur në këto kushte e vramë ne përpara se të na vriste ai.

Për të qëlluar unë nuk qëllova, qëlloi shoku im A.T. Armët i hodhëm diku afër përroit ku kryem vrasjen dhe më pas e transportuam viktimën diku më tutje dhe e varrosem në një vend disi të fshehtë”, ka qenë kjo dëshmia e Hysni Ramës./panorama/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?