Dëshmia e vr*sësit të Egli Pashollarit: I rashë borisë, më shau. Unë jam vetëmbrojtur

Gazment Buçpapaj, i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. 40-vjeçari ka pretenduar se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe ishte nisur drejt spitalit, por rrugën e kishte gjetur të bllokuar.

Po ashtu Buçpapaj ka pohuar se i ka rënë borisë, ndërsa, sipas tij, viktima e ka sharë nga makina. Të dy mjetet kanë vijuar lëvizjen për rreth 100 metra, moment kur, sipas deklarimit të tij, Egli Pashollari ka ndaluar automjetin, ka zbritur dhe e ka ofenduar sërish.

Nga ana tjetër ai ka treguar se janë përfshirë në një përleshje fizike me grushte. Pas ngjarjes së ndodhur më 20 shkurt, Buçpapaj ka qëndruar në Tropojë, tek disa të afërm të tij, deri në momentin e arrestimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?