Dëshmia kyçe e Gjebreas, ja çfarë deklaroi Prokuroria

Pas më shumë se dy orë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u përball me akuzat e reja që Prokuroria e Krimeve të Rënda solli në seancë, ku në fund Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi që Tahiri të vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës e cila u shoqërua me tension dhe ironi, dëshmia e ish-zv/ministres Elona Gjebreas ishte një pikë kyçe për hetimet, pasi ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.

Elona Gjebrea e cila asokokohe ishte zv.ministre e Brendshme, për të cilën prokuroria thotë se ajo nuk ka sqaruar me detaje se si ka udhëtuar në drejtim të territorit grek, ndërkohë që grekët kanë deklaruar të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria dhe gjykata ka arsyetuar që Saimir Tahiri mund të ndikojë tek dëshmitarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?