Dëshmia – Naftëtari tenton të vetëhidhet nga oxhaku 40 m i lartë, s’mori pagën

Ka zbritur pas tre orësh negociatash me policinë e Fierit dhe familjarët, naftëtari 60 vjecar Agim Myrdini që kërcënoi se do të vetëhidhej nga 40 metra lartësi.

Lutja e djalit dhe e familjarëve por dhe premtimi i përfaqësuesit të firmës se do i kalohen pagat e prapambetura bindën punëtorin e rafinerisë së naftës në Fier të zbresë.

Agim Myrdini, baba i gjashtë fëmijëve, duket se kishte parë si zgjidhje të vetme këtë formë pas heshtjes dhe mosreagimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimin final për të zbritur nga oxhaku i furrave 60 vjecari e mori vetëm pas premtimit nga përfaqësuesi i pronarëve për likujdim të pagave të prapambetura.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam besim tek këta. Nëse nuk do më zgjidhin problemin unë do tentoj sërish të hidhem. Kam punuar dhe 16 orë e 14 orë, sepse kisha fëmijët. E bëra për të gjithë kolektivin”

Pas zbritjes nga oxhaku, 60-vjeçari u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit për kontroll mjekësor.

Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës thonë se kanë 4 muaj pa marrë paga dhe 22 muaj pa iu depozituar sigurimet shoqërore.

Në reagimin e saj Shoqëria Trading Petrol and Drilling sha, një prej kontraktoreve të ARMO shpjegon se në bazë të marrëveshjes së firmosur, pergjegjesite dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me kompaninë ARMO.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?