Dëshmia tronditëse e Blerta Josifit: Besonim në ringjallje, ritet i kryenim në banesë. Anisa ra në gjumë në mars 2019 sepse u pushtua nga demonët

Blerta është e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi, historia tragjike e të cilëve tronditi mbarë opinionin publik. Është bërë publike dëshmia e Blera Josifit, 34-vjeçares e cila tentoi të vetëflijohej bashkë me nënën e saj, duke agjëruar për disa ditë më radhë, por që fatmirësisht shpëtoi.

Nga dhoma e spitalit, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse, gati të paimagjinueshme se si besonin si familje tek ringjallja. Ajo tha se këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj e lyenin trupin me vaj e uthull.

Që kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vone kemi qene edhe ne kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim ne asnje kult fetar por besonim ne ringjallje dhe i kryenim ritet ne banese. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa ne fillim te vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri ne mars te 2019 ku ra ne gjumë te thelle sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se keshtu na meson bibla jone”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?