Dëshmia tronditëse e një pushueseje që pa ngjarjen në Himarë: Pashë ngjarjen, babai i vajzës bërtiste që të ndalonte

Një tjetër dëshmi ka dalë nga dosja hetimore për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia ne plazhin e Potamit ne Himare. Një pushuese wshtw shprehur e shqetësuar për praninë e skafit para se të ndodhte vrasja e vajzës së mitur.

Shtetasja me iniciale S.M. tregon se bashkëshorti i kishte thënë të lajmëronte policinë për ta larguar skafin, por sapo kishte dalë nga uji ndodhi dhe ngjarja tragjike.

“Rreth orës 14:00 isha në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Pamë se pas nesh ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti më kërkoi që të lajmëroja policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilja nga uji, dëgjova njerëzit që po bërtisnin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ktheva kokën pash skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe pastaj situata doli nga kontrolli. Më pas pashë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babai i vajzës bërtiste që të ndalonte”, ka thënë dëshmitarja e ngjarjes së rëndë në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?