Dëshmitarët e vrasjes së Nikulajt: Porosiste birra dhe bënte lëvizje të dyshimta

Një banakier dhe kamarier që i shërbyen vrasësit dhe informatorëve, por edhe viktimës Ardian Nikulaj, ishin po aq te vlefshëm sa edhe teknologjia e kamerave dhe ADN për të orientuar hetuesit mbi dyshimet e tyre. Ata treguan për një klient të shqetësuar dhe që fliste anglisht dhe që më pas doli se ishte informatori i cili sinjalizoi portugezin për të vrarë.

Në fashikullin hetimor që Top Channel disponon, përmendet se ditën kur u vra Nikulaj, kamarieri shpjegon se i kishte tërhequr vëmendjen një i huaj, i cili komunikonte anglisht dhe porosiste birra. “Më bëri përshtypje pasi personi në fjalë kryente lëvizje të dyshimta dhe fliste në telefon dhe nuk ishte i qetë”, deklarojnë dy dëshmitarët okulare.

Ky person i shqetësuar, që më pas u identifikua si Herry Simpson dyshohet se njoftoi vrasësin Ruben Saraiva, i cili pas dështimit të tre vëzhguesve të mëparshëm ia doli mbanë të jepte informacionin e duhur për Ardian Nikulajn. Pas vrasjes së tij, portugezi Saraiva u largua me motor, kurse Simson la në mes lojën e bilardos dhe pasi mori taksi iku nga Shqipëria përmes aeroportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dëshmitari A.K. tregon se si tre orë para krimit, portugezi që qarkullonte me motorin me targa të huaja duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, i kërkoi karburant duke i thënë “ten lekë” që do të thoshte dhjetë lekë. “E kuptova“, thotë dëshmitari që donte 10 mijë lekë karburant benzine dhe më pas i ktheva kusurin. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?