Dëshmitari: Ju rrëfej minutat e tmerrit kur autobusi po digjej
Një prej personave që ndodheshin në autobusin e djegur në Krujë, ka rrëfyer për “News24” dinamikën e ngjarjeve dhe minutat e tmerrit se si u shpëtuan flakëve udhëtarët.
“Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin. Dikush na ndihmoi theu xhamin me një vare. Disa dolën nga dritarja dhe disa nga dera.
Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin dhe do ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi dhe sa ndaloi filloi flaka dhe ne u hodhëm poshtë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

