Dëshmitari që “fundosi” Aldo Baren: Jemi në rrezik, na kanë hequr mbrojtjen

Arben Kicja, një nga dëshmitarët kyç në çështjen kundër kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare, thotë se jeta e tij dhe familjes së vet, është në rrezik.

Ai thotë se është hequr nga “programi i mbrojtjes”.

Duke folur për medianm, Kicaj ka thënë se autoritetet i kanë thënë se ka shkelur marrëveshjen, por ai pretendon se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vitin 2006, unë kam lidhur një marrëveshje me shtetin dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të dëshmoja në procesin ndaj Aldo Bares. Fillimisht, gjithçka po ecte krejt normalisht. Por me ardhjen e drejtorit të ri, nisën problemet tona, çka na detyruan të vinim në Shqipëri. Jemi sorollatur nga një derë në tjetrën dhe përfundimisht më datë 7 gusht, u informuam se jemi përjashtuar nga “Programi i mbrojtjes”, me argumentin se kemi shkelur marrëveshjen. Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Në kurrizin tonë janë bërë padrejtësi. Ne kemi zbatuar çdo pikë të marrëveshjes, por shteti jo”, shprehet Kicja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?