Dëshmitari që pa përplasjen: Zona gjëmonte nga breshëritë e armëve

Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.

“Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, tregon Ismet Vladi.

Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë. “Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, thotë më tej dëshmitari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij. “Ishte një breshëri zjarri, ndërsa më tej u ndal gjithçka. Se çfarë ka bërë më tej policia, s’e di, nuk kam dalë më në derë”, tha Ilmi Nuka. “Në momentin që u vra ai personi pushuan edhe të shtënat”, rrëfen Ismet Vladi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?