Dëshmitari: Skivi e nisi i pari, por Noizy e rrahu fort Cozmanin

Një dëshmitar okular, që ishte në hotel në momentin kur ndodhi përleshja me armë mes ORT-së dhe Babastars, ka treguar për Magazina.al ngjarjen se si ajo ka ndodhur.

Dëshmitari që nuk preferoi të identifikohet, ka rrëfyer se ishte fare pranë tavolinës ku ishte ulur Noizy. “Ai po pinte kafe në restorantin e hotelit, kur aty erdhi Skivi bashkë me një djalë dhe më një femër tjetër. Porsa ka ardhur Skivi kanë nisur sharjet mes tyre”, ka treguar dëshmitari.

Më pas siç tregon ai, Skivi ka thirrur në telefon “bandën” e tij, të cilat kanë ardhur me një veturë. “Në atë moment ka nisë një hallakamë. Noizy është afruar afër veturës, ku ishte Cozmani dhe një fjalosje e sipër e ka goditur fort me grusht në fytyrë shoferin, që e kishte emrin Albert. E më pas me të njëjtën forcë e ka goditur edhe Cozmanin’, vazhdon rrëfimin dëshmitari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në atë rast janë dëgjuar dy tre të shtëna në fillim, kurse më pas edhe disa tjera, ku janë lënduar dy persona”, tregon dëshmitari i tmerruar me atë që kishte parë me sy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sipas tij ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por është dashur edhe ndihma e njësisë speciale për të arrestuar të përfshirët në këtë sulm me armë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?