Dëshmon roja: Pashë tym dhe zjarri… Ja 3 pistat ku po hetohet
Kanë nisur hetimet për zjarrin e rënë në fabrikën e riciklimit ”Everest”, në Kashar të dielën e kaluar. Prokuroria e Tiranës, po heton tre pista: Zjarr nga luhatja e tensionit, zjarrvënie e qëllimshme dhe aksidentale.
Sot është administruar dëshmia e rojes së godinës, i cili është shprehur se ka konstatuar luhatje tensioni si dhe ndërprerje e rikthim të energjisë elektrike. Ndërsa pak çaste më pas, ka thënë ai, fabrika është përfshirë nga zjarri.
“Para se të shihja tymin në mes të kapanonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje ardhje dritash. Në ora 9:52 të mëngjesit të së dielës pak orë pasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen, por flakët u përhapën shumë shpejt”,-mësohet të jetë shprehur roja.
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikëseve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

