VIDEO/“Dëshmorë të Atdheut” në Murin e Kujtesës. Rama: Një yll për çdo polic të vrarë

Policët që humbën jetën për një Shqipëri më të drejtë e të sigurtë do të kujtohen me një yll në Murin e Kujtesës të ngritur në godinën e rikonstruktuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Janë 264 yje të vendosur në këtë mur, dhe ylli më i fundit është për Ardian Kodrën, efektivin e FNSH-së i cili humbi jetën pak ditë më parë gjatë një operacioni policor në Lezhë.

Sot u mbajt ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të godinës, ku munguan ish minsitrat

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e mbajtur ministri Saimir Tahiri kërkoi “të shihet me përparësi rritja e pagës për punonjësit e policisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kryeministri Edi Rama duke iu referuar policëve dëshmorë, kërkoi që të formohet, Miti i ‘Uniformave Blu’.  Kryeministri theksoi se janë 264 yje të vendosur në ‘Murin e Kujtesës’.
Të gjallëve u mbeten dy mënyra për t’u përballur me dëshmorët: T’i lënë në harresë ose të formojnë rreth tyre një mit që nuk mund të shuhet kurrë. Zgjidhja e mesme nuk ekziston. Të formojmë mitin e uniformave blu. Policia e Shtetit pati shëmbëlltyrën më kuptimplotë ku të rënë apo të gjallë u përballën me murin e harresës shtetërore.
Janë 264 yje të vendosur në këtë mur, secili prej tyre është aty pasi dikush nën uniformë nuk është më këtu. Cdo njëri nga ata yje përcjell shkëlqimin e një sakrifice ndër të cilat sakrifica të gjithë këtyre viteve më e fundit është ajo e Ardian Kodrës
’.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LBR5pROJd-Q&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?