Dështimi me integrimin, Bushati: Shqipërinë po e pengon Maqedonia, zgjedhjet e 25 prillit më të mirat

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se vendi ynë është penalizuar lidhur me procesin e integrimit nga çështjet mes Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë.

Sipas Bushatit, edhe vitin e kaluar ishin zgjedhjet dhe problematikat e brendshme ato që e penguar Shqipërinë për këtë proces.

Bushati: Mënyra se si duhet shikuar jo pozitivisht pjesa e Maqedonisë për tu futur në BE, nuk i ndihmon aspak të dyja palët. Fakti që ne si vend kemi qenë në një paketë me Maqedoninë e Veriut, ka bërë që të shtyhet procesi edhe për ne derisa të zgjidhet çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është fakt se Shqipëria është e lidhur me çështjen e Maqedoninë, gjë e cila nuk ka asgjë lidhur me vendin tonë, përpos skenarëve mediatike.

Edhe vitin e kaluar ishin zgjedhjet dhe problematikat e brendshme ato që e penguar Shqipërinë për këtë proces. Është thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Të gjithë ishin në një zë, Shqipëria ka bërë një ndryshim shumë të madh në raport me mënyrën se si mbahen zgjedhjet dhe kemi një avancim shumë të madh në këtë aspekt. Një gjë e tillë u pa edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku gjërat shkuan shumë mirë. Shqipëria është më se gati për të marrë ftesën për konferencën e parë dhe për këtë kanë qenë dakord gjithë deputetët.

Bushati shtoi se lidhur me zgjedhjet janë raportuar vetëm disa gjëra që duhen përmirësuar, ndërkohë që theksoi se këto ishin zgjedhjet më të qeta dhe të mira.

Bushati: Raporti mbi vendin tonë është miratuar pa asnjë kundërshti dhe kanë qenë zgjedhjet më të mira e të qeta. Ndërkohë që janë evidentuar disa gjëra që duhet të rregullohen. Një nga gjërat është mospjesëmarrja e presidentit në zgjedhje dhe gjuhën e tij. Po ashtu ka të bëjë me masat dhe rregullat anti-covid e respektimin e tyre. Po ashtu edhe disa përmirësimi që kanë të bëjnë me procesin e dixhitalizimit. Sigurisht që drejtësia mund të ketë shumë dosje, por ne kemi dhënë kontributin tonë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. 

SHKARKO APP