Dështimi me negociatat, Rama vijon vizitat por lë në shtëpi Bushatin
Pas turit në Europë, që ishte në kuadër të lobimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari, ku merr pjesë në samitin 16+1, që drejtohet nga Kina dhe pjesëmarrëse janë shtetet e Europës Lindore dhe Juglindore.
Kjo mund të quhet edhe si vizita e parë e kreut të qeverisë jashtë Shqipërisë, pas dështimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, vendim që Këshilli i BE-së e çoi në qershorin e 2019.
Në delegacionin shqiptar nuk është i pranishëm ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ministria e Jashtme përfaqësohej në këtë takim nga zv/ministri Etjen Xhafaj. Nuk dihet nëse mungesa e ministrit Bushati lidhet me dështimin për çeljen e negociatave në muajin që lamë pas, ose nga axhenda e ministrit Bushati.
Vetë ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Buashti priti dje në takim në Tiranë kryetaren e Senatit të Holandës, Ankie Broekers-Knol, shtet që vendosi veto për negociatat me Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

