Dështon gara për shefin e Gardës, nga 8 kandidatë asnjë fitues

Ka dështuar gara për drejtorin e ri të Gardës. Në mesazhin dërguar kandidatëve nga Ministria e Brendshme, thuhet se pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

”Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ju informojmë se pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese”,-thuhet në mesazhin që u është dërguar 8 kandidatëve.

Një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t’u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë. Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues, edhe pse sipas ligjit kandidati që vjen me më shumë pikë në rend zbritës duhej të shpallej fitues. Por ky rregull nuk është ndjekur dhe pritet që të hapet sërish garë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 16 dhjetor 2025 Ministria e Brendshme hapi garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri, ku aplikuan ish-deputeti i PS, Denis Deliu, eksperti i njohur i sigurisë Faik Basha, drejtori i komanduar i Gardës Simon Zereci, Vasil Çuni, Arian Sopiqoti, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha dhe Zaje Osma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?