Dështon seanca e xhihadistëve, mbështetësit me bluza: Jam krenar që jam mysliman

Proçesi penal ndaj 9 shqiptarëvë të akuzuar për terrorizëm është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Policia e rendit, e cila monitoron sigurinë në këtë gjykatë, për herë të dytë ka vendosur të mos lejojë në sallën e gjyqit mbështetës të të pandehurve. Shkak këtë herë është veshja e tyre me bluza ku shkruhej: “Jam Krenar që jam Mysliman”.

“Unë shkruaj që jam krenar që jam mysliman, dikush tjetër shkruan se jam krenar që jam homo. Seanca është e hapur, duam të shikojmë sesi gjykohen vëllezërit tanë. Hiqni bluzat pastaj futuni. Atë ua sqaruam dhe policëve herën e kaluar, nuk po vimë për protestë. Se tha nuk është vend proteste këtu, është vend gjykimi”.

Por soleminitetin në sallë e kanë thyer vetë të pandehurit, të cilët janë futur në sallën e gjyqit të veshur me këto bluza.

Në seancën e shkuar të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim pjesmarrjen në luftën për xhihad në Siri, nuk pranuan të vijojnë gjykimin, për shkak se perkrahësit e tyre nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në seancë.

Ata kanë detyruar gjykatën të shtyjë seancën, pasi janë larguar në mënyrë demostrative nga salla e gjykimit.

SHKARKO APP