Dështon seanca ndaj Mark Frrokut: “Nuk dëgjoj”

Ka dështuar seanca ndaj deputetit Mark Frroku, në procesin ku ai është i pandehur për një vrasje të kryer në Belgjikë. Dështimi i seancës ka ndodhur për shkaqe teknike.

Në të është paraqitur xhaxhai i viktimës, Lekë Kurti, i cili nuk ka arritur të dëshmojë pasi Frroku nuk e dëgjonte dot për shkak të xhamit të blinduar që e rrethonte.

Nga ana e tij, ish-deputeti e ka komentuar futjen në dhomën e blinduar duke thënë: “Na hoqën nga kafazi, na futën në akuarium”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frroku ka deklaruar gjatë seancës se nuk mund të dëgjojë dot se çfarë thonë dëshmitarët. Ndërkohë nga ana e saj gjykata ka deklaruar se për këtë problem teknik do të vëmë në dijeni edhe kryetarin e gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Gjykata ke caktuar datën 20 shtator për zhvillimin e seancës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?