Dështon sërish seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten
Ka dështuar për herë të pestë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Shkak është bërë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin. Për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë dhomës kombëtare të avokatisë.
Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët. Gjykata pezulli afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Seanca e radhës u caktua në 25 mars.
Nga 8 akuza që rëndonin ndaj Emiljano Shullazit, ai u gjet fajtor vetëm për tre prej tyre. Për rrjedhim gjykata dha tre vite më pak burgim nga 17 që kishte kërkuar më herët Prokuroria. Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
I kthyer në një nga personazhet më të lakuara kohët e fundit, madje edhe nga ndërkombëtarët, Emiljano Shullazi u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burgim. Ai u shpall fajtor për dy vepra penale dhe u shpall i pafajshëm për disa episode të tjera. Pesë akuza u konsideruan të paprovuara dhe u rrëzuan nga gjykata.
Për këtë shkak për këto vepra Shullazi mori pafajësi, çka do të thotë që mbetet e paprovuar se kush i kanosi dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni, kush i vendosi gjobë Adriatik Kërçukut, kush vendosi eksploziv në shtëpinë e tij dhe në pasurinë e Jani Zakës. Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien e Ylvi Beqës, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë shqiptare, me të cilin 40-vjeçari problematik kishte lidhur marrëveshje për ta ndihmuar për fitimin e ish-“Vollgës”.
Gjykata tha se të gjithë të akuzuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Çka do të thotë që policia mund t’i kthehet normalitetit dhe mos të vazhdojë me kështu masa të përforcuara sikurse ka vepruar gjatë këtyre ditëve.
Dënimet
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg
KOHA JONË SONDAZH

