Dështon tentativa për grabitjen e bankës, policia kishte nën survejim 2 grabitësit e armatosur

Ngjarja ndodhi në orët e mesditës. Hajdutët e armatosur me pistoletë dhe të maskuar, kanë tentuar të marrin nën kërcënimin e armëve një sasi parash.

Por plani i tyre ka dështuar, pasi ishin nën survejimin e policisë së Vlorës.

Dy personat e armatosur dhe të maskuar hynë në filialin e bankës duke kërcënuar punonjësit e bankës për t’ju dhënë paratë, por në këto momente ndërhynë agjentët policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia zbuloi pak minuta më vonë edhe mjetin e grabitësve, të parkuar pranë universitetit të qytetit, me të cilin ishte parashikuar arratisja pas grabitjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga policia e Vlorës, thonë se 2 grabitësit janë të dyshuar për disa ngjarje kriminale, të cilat mund të zbardhen pas një hetimi të thellë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?