Detaje/3 djemtë kapën 13-vjeçaren për ta përdhunuar, babai dëgjoi…
Tmerr është ngjarja në Fier, aty ku një vajzë e mitur është rrëmbyer nga tre të rinjë, e që më pas është fshehur në një banesë të braktisur, me qëllim përdhunimin e saj.
Sipas bluve të qytetit rajonal, autorët nuk ia kanë arritur qëllimit, pasi shpëtimtar i vajzës ka qenë vetë babai i saj, i cili fati ka dashur të ishte aty në momentin e duhur.
Gjithçka ka ndodhur kur vajza sapo kishte dalë nga shtëpia për të luajtur. Tre djemtë, tashmë në prangat e policisë, e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në shtëpinë e vjetër ngjitur me rrugën. Babai i vajzës rastësisht ka dalë ta kërkojë të bijën dhe ka dëgjuar bërtitjet e saj nga godina e pabanuar.
Ai me vrap i ka shkuar në ndihmë së bijës, ndërsa tre të rinjtë janë larguar sapo kanë parë babanë që bërtiste ta linin të lirë.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, tha Policia.
Nuk eshte ende e qarte se si ka mundur te shpetoje e mitura nga duart e 3 te rinjve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

